Juventusi bie në shtesë, Napoli një hap larg titullit

Nga A2 CNN
23 Prill 2023, 22:57 | Futboll

Napoli ka arritur të shembë “bunkerin” e arkitekt Allegri-t në minutën e tretë të shtesës dhe të triumfojë ndaj Juventusit në Torino, pas një takimi spektakolar.

I aktivizuar nga stoli dhe kur të gjithë e kishin mendjen te Osimhen e Khvicha Kvaratskhelia, Raspadori bëhet njeriu i ndeshjes duke realizuar një gol të bukur në minutën e 93-të.

Napoli ishte më kërkues, por Juventusi i vendosur mirë në mbrojtje u shfaq disa herë rrezikshëm me anë të kundërsulmit. Madje, bardhezinjtë realizuan edhe dy gola, të cilët arbitri i anuloi me VAR.

Me këtë fitore, Napolit i duhen edhe 5 pikë, për t’u shpallur zyrtarisht kampion i këtij sezoni në Serie A. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos