Partizani rikthehet te fitorja, por Tirana mbetet +5

Nga A2 CNN
23 Prill 2023, 19:56 | Futboll
Partizani rikthehet te fitorja, por Tirana mbetet +5

Partizani është rikthyer këtë të diel te fitorja në Kategorinë Superiore, teksa ka mposhtur me rezultatin e ngushtë, 2-1, Bylisin.

Rrapaj realizoi për “demat e kuq” pas 18 minutash loje, por Esquerdinha barazoi rezultatin në minutën e 34-t. Partizani rriti presionin dhe sulmet në drejtim të portës kundërshtare dhe me nisjen e pjesës së dytë Da Silva e vulosi rezultatin në 2-1.

Me këtë fitore, Partizani shkon në kuotën e 51 pikë, 5 më pak se Tirana e vendit të parë. Më herët këtë të diel, Kukësi mori një goditje të rëndë nga Kastrioti i vendit të fundit, i cili e mposhti minimalisht 1-0. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/23/skenderbeu-e-dinamo-rikthehen-ne-kategorine-superiore-kastrioti-terheq-kukesin-ne-fund/

A2 CNN Livestream

Latest Videos