Radhë dhe trafik në Durrës

Nga A2 CNN
12 Gusht 2023, 18:06 | Aktualitet
Radhë dhe trafik në Durrës

Fundjava ka krijuar trafik dhe radhë në pikat kufitare në vend. Në Durrës, raportohet se 3409 pasagjerë dhe 1200 mjete kanë mbërritur deri më tani në port.

Shifër kjo që pritet të shkojë në 6000 pasagjerë. Fluksi i lartë i turistëve dhe qytetarëve shqiptarë që kthehen në atdhe për pushime ka bërë që edhe në rrugët e Durrësit të ketë trafik dhe bllokim të disa segmenteve.

Edhe në Kakavijë raportohet për fluks të shtuar. Radha prej 5 km është shkaktuar në pjesën greke në dalje të territorit, pasi pala greke po punon vetëm me një sportel.

Ndërkohë, qindra udhëtarë dhe automjete me targa të Kosovës, por edhe vendeve të rajonit, kanë kaluar mëngjesin e kësaj të shtune në pikën kufitare të Morinës, duke shkaktuar radhë kilometrike automjetesh.

Shkak është bërë fluksi i madh që është krijuar tek Ura e Kukësit, një vend i ngushtë për ndërrimin e automjeteve. Radhët arritën deri në 10 kilometra.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos