Humbin turistët francezë në zonën e Llogarasë, policia në kërkim të tyre

Nga A2 CNN
27 Maj 2022, 07:53 | Aktualitet
Humbin turistët francezë në zonën e Llogarasë, policia

Disa turistë francezë kanë humbur në zonën e Llogorasë. Ata kanë kërkuar ndihmë pasi kanë humbur rrugën dhe nuk dinë ku ndodhen.

Policia e Orikumit së bashku me administratën e zonave të mbrojturave janë nisur për gjetjen e tyre. Sipas policisë, turistët francezë janë nisur nga Llogaraja në drejtim të malit të Karaburunit për të zbritur më tej në gjiret e gadishullit.

Nuk dihet ku janë, por sipas informacioneve mendohet se ata ndodhen pranë gjirit të Shën Andreas.

Policia është në kërkim të tyre, por gjatë natës errësira ka vështirësuar gjetjen e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos