Humbja e Bush, Meta e Basha: Mik i mirë i shqiptarëve

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2018, 18:21 | Aktualitet
Humbja e Bush, Meta e Basha: Mik i mirë i shqiptarëve

Për ndarjen nga jeta të ish-presidentit amerikan George H.W. Bush ka pasur reagime edhe nga
përfaqësues të shtetit e politikës shqiptare.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një koment të tij në “Twitter” shpreh ngushëllimet për familjen Bush: ‘’Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të presidentit të 41 të SHBA George H.W. Bush. Ai ishte një burrë i madh shteti dhe një mbështetës i fortë i lirisë. Ai ishte një mik i madh e i shtrenjtë i shqiptarëve’’.

https://twitter.com/ilirmetazyrtar/status/1068798328853487623

Në “Twitter” ka reaguar edhe kreu demokrat Lulzim Basha; ‘’shqiptarët do t’i jenë përjetë mirënjohës për mbështetjen vendimtare për demokracinë në Shqipëri dhe sigurinë në Kosovë.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1068801840819646464

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjen Bush dhe popullin amerikan, u prehtë në paqe’’ përfundon mesazhin kreu demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos