Këshilli i Lartë Gjyqësor, më 12 dhjetor zgjedhja e kandidatëve

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2018, 11:52 | Aktualitet
Këshilli i Lartë Gjyqësor, më 12 dhjetor zgjedhja e

Një nga organet më të rëndësishme që lindi si detyrim i miratimit të reformës në drejtësi, Këshilli i Lartë Gjyqësor, më në fund do të nisë funksionimin.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ka njoftuar mbledhjen e gjyqtarëve kandidatë për zgjedhjen e anëtarëve te KLGJ. Thirrja e mbledhjes vjen pasi KPK dorëzoi listën e gjyqtarëve që kaluan filtrat e Vetting-ut.

Mbledhja është njoftuar për në datën 12 dhjetor ora 10:00 nga ku do të zgjidhen 6 anëtarë nga radhët e gjyqësorit. Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë.

Më pas radhën pritet ta ketë këshilli i lartë i Prokurorisë, ndërsa me vëmendje do të ndiqet edhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm, vend i zënë përkohësisht nga Arta Marku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos