Dita botërore kundër HIV /AIDS, mbi 60 milionë të prekur

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2018, 16:53 | Aktualitet
Dita botërore kundër HIV /AIDS, mbi 60 milionë të prekur

1 dhjetori është Dita Botërore kundër Sidës. E vendosur në vitin 1988, Dita Botërore kundër Sidës është një rast për të përkujtuar njerëzit që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje.

Ky është gjithashtu një rast që bota të vlerësojë përpjekjet e tanishme për të ndihmuar njerëzit e prekur nga virusi HIV, i cili shkakton Sidën dhe për t’u ri-angazhuar në luftën për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi.

Sipas statistikave zyrtare, në mbarë botën gjenden sot rreth 60 milionë persona me virusin HIV, ku më shumë se gjysma janë gra dhe vajza.

Në Afrikë ka mbi 7 milionë persona të infektuar, në Indi 5 milionë, në SHBA mbi 40 mijë, në Amerikën Latine mbi 1 milionë. Ukraina dhe Rusia kanë shënuar progres në këtë fushë, falë fushatave sensibilizuese.

Ndërsa Afrika është shteti që vuan më shumë pasojat e kësaj sëmundjeje, si në aspektin ekonomik ashtu dhe në atë social. Dita botërore kundër HIV /AIDS është reflektuar edhe në postimet në rrjetet sociale, nga autoritetet më të larta deri tek përdoruesit e thjeshtë të internetit.

Presidenti Ilir Meta thotë se sot është koha që ne të vlerësojmë rëndësinë që ka kujdesi shëndetësor ndaj të prekurve prej SIDA-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos