Humbja e turpshme me Dortmund i kushton Lopeteguit

Nga A2 CNN
6 Tetor 2022, 09:52 | Futboll
Humbja e turpshme me Dortmund i kushton Lopeteguit

Julen Lopetegui nuk është më trajneri i Sevilla. Klubi spanjoll shkarkoi ish-trajnerin e kombëtares iberike pas humbjes turpëruese 4-1 në shtëpi, përballë Borussia Dortmund.

Vetëm pak minuta pasi ndeshja përfundoi, Sevilla njoftoi në rrjetet sociale përfundimin e kontratës me trajnerin. Një vendim i cili ishte i pritshëm, edhe sepse zërat për shkarkimin e tij kishin ditë që qarkullonin.

Lopetegui largohet pas tri sezonesh ku arriti të fitonte 89 ndeshje nga 170 të luajtura. Në të tria sezonet, ai arriti ta kualifikojë skuadrën për në fazat e grupeve të Champions League, ndërsa arritja më e madhe ishte fitimi i Europa League në vitin 2020, duke mundur Interin 3-2.

Në stol u kthye Horge Sampaoli. Argjentinasi e ka drejtuar më parë skuadrën spanjolle në sezonin 2016-2017. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos