
Një përleshje e armatosur ka ndodhur mes policisë braziliane dhe një grupi të njohur narkotrafikantësh në Manaus.
Policia bën me dije se gjatë operacionit antidrogë 17 trafikantë, pjesë e kartelit “Familja e Veriut” mbetën të vdekur në shkëmbimin e zjarrit.
Mbi 50 persona të armatosur tentuan të marrin kontrollin e rrethinave të lagjeve të varfra në Manaus dhe me mbërritjen e agjentëve hapën zjarr dhe ndaj tyre. “Familja e Veriut” është një nga kartelet më të rëndësishme të drogës në Brazil (A2 Televizion)