Një kështjellë historike e shekullit të 14 është përfshirë nga flakët në Japoni duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Kështjella Shuri, një pasuri botërore e UNESCO në Naha, në jug të Japonisë filloj të digjej në orët e pasdites së të mërkurës dhe zjarri ishte shumë i fuqishëm dhe zgjati për disa orë.
Pamjet tregojnë se një pjesë e ndërtesë 600 vjeçare është djegur plotësisht dhe rrezikoi të shkrumbonte dhe godinat e tjera në kompleksin që e rrethojnë. Qindra zjarrfikës u lajmëruan dhe shkuan në vendngjarje për të ruajtur këtë pjesë të vjetër të historisë japoneze. Ende nuk ka të dhëna nëse ka persona të lënduar nga kjo ngjarje apo shkaqet e zjarrit.
Kështjella Shuri është e ndarë në 5 ndërtesa të tjera së bashku me Seiden, e cila është dhe ndërtesa më e madhe. Dhe është pikërisht në ndërtesën Seiden aty ku filloi zjarri për t’u përhapur më pas në të gjithë kompleksin. (A2 Televizion)