Hyjnë për të grabitur, dhunojnë familjarët në Lezhë

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 08:16 | Kronikë
Hyjnë për të grabitur, dhunojnë familjarët në

Një ngjarja e rëndë është shënuar gjatë natës në fshatin Spiten të Lezhës. Policia njofton se dy persona të paidentifikuar kanë grabitur banesën e një shtetasi, dhe kanë dhunuar të zonjën e shtëpisë.

Mësohet se grabitësit kanë vjedhur një sasi lekësh dhe dy aparate celularë. Policia ka shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë Lezhë

Më datë 24.05.2021, pas mesnatës, në fshatin Spiten, Lezhë, jemi njoftuar nga shtetasi Gj.D., se dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e tij duke i dhunuar atë dhe bashkëshorten shtetasen V.D.,47 vjeçe, një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë.

Në vendngjarje janë fiksuar prova materiale të lëna nga autorët, të cilat do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Gjithashtu, janë shoqëruar në Komisariat disa persona që dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos