Burrel, makina përplas për vdekje këmbësorin dhe largohet nga vendngjarja

Nga A2 CNN
22 Maj 2021, 15:38 | Kronikë
Burrel, makina përplas për vdekje këmbësorin dhe largohet

Një aksident i rëndë ndodhi këtë të shtunë në qytetin e Burrelit. Një 50-vjeçar u përplas për vdekje në qendër të qytetit, pranë postës.

Viktimë mbeti shtetasi me inicialet A.R., i cili po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Edhe pse ai u dërgua në Spitalin e Burrelit, nuk mundi t'i mbijetonte goditjes së rëndë.

Drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos