Sekuestrohet gomonia me kanabis në Karaburun

Nga A2 CNN
23 Maj 2021, 19:04 | Kronikë
Sekuestrohet gomonia me kanabis në Karaburun

Një gomone e ngarkuar me lëndë narkotike është sekuestruar pasditen e së dielës në zonën e Karaburunit në Vlorë.

Nga sa raportohet paraprakisht, gomonia me lëndë narkotike u gjet në vendin e quajtur Gjiri i Arushës gati për t’u nisur.

Bëhet me dije se në gomone janë gjetur rreth 500 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Ende nuk ka detaje për operacionin apo persona të arrestuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos