
Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e së dielës në qytetin e Elbasanit, në Lagjen “Visarion Xhuvani.
Viktima, i cili ende nuk është identifikuar, dyshohet të jetë rreth 60-70 vjeç. Policia ka bërë të ditur se viktima ka plagë në kokë dhe dyshohet se mund të jetë goditur me mjete të forta, megjithatë shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit dhe po kryhet ekspertiza mjeko ligjore. (A2 Televizion)