Zelanda e Re është tronditur nga një tërmet masiv me magnitudë 6.3 që u ndje në të dy ishujt veriorë dhe jugorë.
Lëkundjet e frikshme u ndjenë rreth kryeqytetit të saj Wellington në ishullin verior të mërkurën në orën 19:38 me orën lokale, rreth 50 km në veriperëndim të Paraparaumu në një thellësi prej 48 km.
GeoNet e klasifikoi tërmetin të fortë, i cili tronditi ndërtesat për 30 sekonda dhe u pasua nga një tjetër me magnitudë 4.0 20 minuta më pas.
Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave të Zelandës së Re tha se nuk ka kërcënim për cunami dhe nuk raportohet për dëme të konsiderueshme.
Tërmeti vjen dy ditë pasi vendi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve dhe dëmeve nga cikloni tropikal Gabrielle. (A2 Televizion)


