
Për kapitenin Elseid Hysaj, sfida në “Elbasan Arena” kundër Andorrës është vendimtare për mbylljen e fazës kualifikuese të Europianit, pavarësisht se pas vetëm tri ditësh do të luhet takimi i madh me kampionët e botës, për më tepër në stadiumin e ri “Arena Kombëtare”.
“Të gjithë po flasin për ndeshjen me Francën, por ne të gjithë, trajneri dhe lojtarët e dimë mirë se ndeshja me Andorrës është më e rëndësishme se ajo me Francën”, tha Hysaj në konferencë për mediat. “Besoj se do të luajmë si ndaj Moldavisë, do të sulmojmë edhe të përpiqemi të mos marrim gol”. (A2 Televizion)