
Inter mund t’i gëzohet më në fund përforcimit të shumë kërkuar, Christian Eriksen.
Pritja e gjatë te zikaltrit ka marrë fund, me mesfushorin danez që ka zbarkuar në Milano për të përfunduar vizitat mjekësore.
Pas ditësh në bisedime intensive, italianët arritën të bindin klubin e Tottenham-it për të lënë të lirë futbollistin 27-vjeçar.
Londinezët do të përfitojnë 18 milionë nga 20 milionë euro që u vlerësua mesfushori. 2 milionë euro do të shkojnë në arkat e Ajax që pati vënë kusht në kontratën e futbollistit danez përpara shitjes te Totenham.
Christian Eriksen do të qëndrojë tek Inter deri në vitin 2024 dhe do të përfitojë 7.5 milionë euro plus bonuset në sezon. (A2 Televizion)