I akuzuar për abuzim me të mitura, shpallet fajtor këngëtari R.Kelly

Nga A2 CNN
27 Shtator 2021, 21:54 | Showbiz

Një gjykatë në SHBA ka e shpallur fajtor këngëtarin e njohur amerikan të muzikës R&B, R. Kelly për akuzat e trafikimit të vajzave dhe sulm seksual.

Sipas akuzës, fituesi i tre çmimeve Grammy, në 1998 drejtoi një rrjet që rekrutonte dhe stërviste vajzat e reja që të bënin seks me të, duke i mbyllur në dhomat e hotelit kur ai ishte në turne dhe duke u kërkuar atyre që të “ulnin kokën” dhe ta thërrisnin “papi” (“babi”). Këngëtari akuzohet për abuzim me gjashtë gra, përfshirë të mitura.

“Ne po flasim për një grabitqar. Një burrë i cili për dekada ka përdorur famën, popullaritetin dhe një rrjet njerëzish në dispozicion për të synuar, trajnuar dhe shfrytëzuar vajzat dhe gratë e reja për të kënaqur dëshirat e tij seksuale,” tha prokurorja Maria Cruz Melendez në hapjen e procedurës.

Këngëtari, emri i plotë i të cilit është Robert Sylvester Kelly, është deklaruar i pafajshëm për akuzat për shantazh dhe shkelje të Mann Act, një ligj kundër trafikimit të seksit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos