I akuzuar për korrupsion në zgjedhje, arrestohet 41-vjeçari i shpallur në kërkim

Nga A2 CNN
19 Prill 2023, 21:58 | Kronikë
I akuzuar për korrupsion në zgjedhje, arrestohet 41-vjeçari i

Kapet nga komisariati i Devollit një shtetas i shpallur në kërkim. 41-vjeçari Kristo Çollaku, ishte shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit, ndërsa prokuroria i ka caktuar masën e arrestit në burg.

Mësohet se ndaj tij rëndojnë veprat penale të "Shkelja e fshehtësisë së votimit" dhe "korrupsion aktiv në zgjedhje".

Çollaku u kap nga policia në qendër të Bilishtit, ndërsa do të dërgohet drejt Elbasanit për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos