I akuzuar për marrëdhënie me dhunë ndaj të miturve, arrestohet 40-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

Nga A2 CNN
25 Tetor 2021, 10:29 | Kronikë
I akuzuar për marrëdhënie me dhunë ndaj të miturve,

Një operacion i Interpol dhe forcave të policisë dha sot si rezultat lokalizimin dhe kapjen e një 40-vjeçari  nga Shijaku, i kërkuar ndërkombëtarisht për akuzën e rëndë të marrëdhënies seksuale me dhunë me të mitura.

Bëhet fjalë për shtetasin Blerim Troca, i cili kërkohej nga Italia pasi Gjykata e Santa Maria Capua, në Itali, e kishte dënuar më parë me 8 vjet burg.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit fqinj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos