Taylor Swift e ka një motiv për t’u bërë xheloze. Duke parë videon që po qarkullon në rrjet, ku i përfoluri si i dashuri i saj, Matty Healy puth një roje sigurie teksa performon në Danimarkë, ngre pikëpyetje për mënyrën si mund të ketë reaguar artistja amerikane.
Këngëtari po performonte këngën Robbers me grupin e tij “The 1975” gjatë Festivalit NorthSide 2023 dhe vuri re një roje sigurie që qëndronte pikërisht përballë skenës.








Matty, i cili është përfolur për romancën e tij kohët e fundit, vazhdoi të zbriste në pjesën e poshtme të skenës dhe i dha një puthje pasiononte rojës, që siç duket e mori me qetësi dhe humor situatën e krijuar.
Turma brohoriti egërsisht pasi Healy, i cili mbante një shishe shampanjë gjatë performancës, tregoi dashurinë e tij për rojen e sigurisë.
Matty ka qenë i njohur për puthjen e pjesëmarrësve të ndryshëm gjatë viteve në koncertet, ku ka interpretuar me Robbers.
Rokeri ka qenë më parë në lidhje me këngëtaret Halsey dhe FKA Twigs dhe është ndarë nga kjo e fundit në vitin 2022.
Sa i përket raportit me Taylor Swift, Healy dhe ajo mbetën miq pas takimit të tyre të parë dhe ai i dha fund thashethemeve për marrëdhënie në disa raste gjatë viteve.
Megjithatë, dyshja u bënë objekt i vëmendjes pasi një burim foli për "The Sun", muajin e kaluar, dhe konfirmoi se janë takuar me njëri-tjetrin dhe janë të emocionuar për këtë marrëdhënie. (A2 Televizion)