All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Jepi Al”, reagimi epik i De Niros për 83-vjeçarin Pacino që bëhet baba

Nga A2 CNN
3 Qershor 2023, 12:25 | Showbiz
“Jepi Al”, reagimi epik i De Niros për 83-vjeçarin
All - Paragraf - 1

Robert De Niro reagon që Al Pacino u bë sërish baba në moshën 83-vjeçare

Robert De Niro ka reaguar tepër i emocionuar pasi mori vesh lajmin se miku i tij Al Pacino do t'i bashkohet atij në klubin e baballarëve në moshë të thyer të Hollivudit.

All - Paragraf - 3

De Niro edhe pse 79-vjeç, u bë babai i një vajze të quajtur Gia në prill, e cila erdhi në jetë nga marrëdhënia e tij me të dashurën Tiffany Chen.

Por tashmë, miku dhe kolegu i tij më i afërt, Al Pacino në moshën 83-vjeçare do t’a parakalojë si prindi më i moshuar i kinematofrafisë, pasi e dashura e tij 29-vjeçare Noor Alfallah pret fëmijën e tij dhe është në muajin e 6-të të shtatzënisë.

Gjatë një konferencë për shtyp të mërkurën për Festivalin e filmit të tij ‘Tribeca’, De Niro u pyet për faktin se Pacino do të bëhet sërish baba, duke thënë: “Çfarë djali, jepi Al, të bekoftë Zoti".

All - Paragraf - 6

Por duket se De Niro mund ta ketë keqkuptuar pyetjen pasi të nesërmen gjatë një paraqitje në "Today", aktori kishte krijuar idenë se fëmija i Pacino kishte ardhur në jetë tashmë.

Dëgjo, Al Pacino sapo lindi një fëmijë, më thanë dje në mëngjes”, tha De Niro. “Ai është disa vite më i madh se unë. Zoti e bekoftë. Shumë i lumtur për të”.

Por në të vërtetë nuk ka asnjë tregues se foshnja ka lindur.

All - Paragraf - 9

Sakaq, De Niro dhe Pacino njihen si miq të mirë pasi kanë luajtur në disa projekte së bashku gjatë viteve, duke përfshirë "The Godfather II", "Heat" dhe "The Irishman". (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos