Nga Alessandra Ambrosio te Kylie Jenner, yjet e veshura më bukur të javës

Nga A2 CNN
2 Qershor 2023, 21:28 | Showbiz

Thuhet se moda nuk ka një vendbanim fiks, por banon në tapetin e kuq, në rrugë dhe në çdo cep të botës. Pas rrugëtimit të kodeve të Dior -it në Meksikë, elegancës së Chanel-it në Hollywood , Dolce&Gabbana zgjedh Portofino-n si vendin për prezantimin e koleksionit Dolce&Gabbana X Mytheresa. Perëndimi i diellit në shesh shndërrohet në mënyrë magjike në një skenë natyrale ku prezantohen veshjet dhe aksesorët e krijuar posaçërisht për të festuar lidhjen që zgjat prej shtatë vitesh.

Mes të ftuarve të mbrëmjes nuk ka kaluar pa u vënë re edhe Alessandra Ambrosio. Për këtë rast, engjëlli i Victoria's Secret kishte veshur një fund me stampa tropikale dhe një bluzë me vija të kuqe dhe të bardhë që lidhej në qafë e stilit Dolce&Gabbana.

Duke u zhvendosur në kryeqytetin francez, pamja e Kylie Jenner na pushtoi. Për një darkë në Paris, Jenner zgjodhi një fustan të bardhë super magjepsës. Për të kompletuar look-un, një çantë dore dhe sandale me taka të ulëta.

Surprizat e kësaj jave sigurisht që nuk kanë mbaruar. Shfletoni galerinë për të zbuluar se cilët janë të veshurat më bukur të javës të përzgjedhura nga revista italiane e modës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos