I dehur dhe pa rrip sigurimi, i riu me patentë belge tenton të korruptojë efektivët e Rrugores

Nga A2 CNN
20 Gusht 2023, 10:14 | Aktualitet

Tentativa për të korruptuar efektivët e policisë rrugore teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa vendosur rripin e sigurisë, është mbyllur me procedim penal për një 27-vjeccar.

I riu që drejtonte një mjet tip “Golf 7” me patentë belge është ndaluar në rrugën e Dajtit, në kryeqytet.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, në Rrugën e Dajtit, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. M., 27 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin pa vendosur rripin e sigurisë, dhe pas testit të alkoolit ka rezultuar se e drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë parash.

Njoftimi i policisë

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos