Parandalimi i krimeve, eksperti: Tre institucione duhet të punojnë në terren me qytetarët

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2021, 14:30 | Kronikë
Parandalimi i krimeve, eksperti: Tre institucione duhet të punojnë

Policimi në komunitet, mbledhja e miqve të fëmijëve në parlament, por edhe nisma të shumta të shoqërisë civile duket se nuk kanë shmangur krime të rënda në Shqipëri.

Parandalimi i tyre nuk mund të jetë vetëm detyrë e policisë, por edhe e shoqërisë. Për këtë, sipas ekspertëve të sigurisë, kërkohet një qasje e re, por me pjesëmarrjen e bashkive nëpërmjet këshillave vendor të sigurisë publike, policisë, por dhe prokurorisë.

Për Sotiraq Hronin, ekspert sigurie IDM, kjo është e vetmja mënyrë që plani i ndërtuar nga qytetarët të përfshijë jo vetëm policinë, por edhe shoqërinë në të gjitha problematikat e saj.

Për ekspertin e sigurisë, nëse këto institucione bashkëpunojnë, mund të arrijnë në parandalimin e krimit si një ndër format më efikase të goditjes së tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos