I dënuar me 18 vite për shfrytëzim prostitucioni, ekstradohet nga Italia 51-vjeçari

Nga A2 CNN
2 Janar 2022, 11:52 | Kronikë
I dënuar me 18 vite për shfrytëzim prostitucioni, ekstradohet nga

Një 51-vjeçar është ekstraduar nga Italia, pasi është i dënuar me 18 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.

"Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Milano, Itali, drejt vendit tonë, i shtetasit Ilir Bashaliu, 51 vjeç.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 26.10.2005, e ka dënuar këtë shtetas me 18 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion, në rrethana rënduese” kryer në bashkëpunim”.

Ky shtetas është arrestuar në Itali, më datë 22.07.2014, dhe deri dhjetor 2021 ka qëndruar në burg për llogari të drejtësisë italiane, për një vepër tjetër penale të kryer në Itali.

Rrethanat e ngjarjes/Në Peqin, në qershor 2001, shtetasi Ilir Bashaliu, në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, kanë dërguar një shtetase në Itali dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion", tha Policia e Shtetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos