
Një banesë është përfshirë nga flakët pak pas mesnate në katin e katërt të një pallati në zonën e “Don Boskos”.
Ngjarja ka alarmuar banorët e tjerë të pallatit të cilët njoftuan zjarrfikësit që i vunë flakët në kontroll pas disa minutash.
Në momentin e zjarrit në banesë nuk kishte njeri, ndërsa dëmet e shkaktuara prej tij janë shumë të mëdha.
Policia vijon punën për të zbardhur shkaqet, ndërkohë që nuk përjashtohet dhe mundësia që shkëndija e parë mund të jetë provokuar nga një fishekzjarr. (A2 Televizion)