I dënuar me 20 vite burg nga Italia për trafikim heroine, arrestohet 50-vjeçari në Durrës

Nga A2 CNN
30 Gusht 2023, 15:11 | Kronikë
I dënuar me 20 vite burg nga Italia për trafikim heroine, arrestohet

Policia në Durrës ka vënë në pranga 50-vjeçarin Alket Hatija, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Hatija është i dënuar me 20 vjet burgim nga autoritetet gjyqësore italiane, për trafikim të lëndëve narkotike. Ai u kap në një hotel në Durrës dhe pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Hatija ka bashkëpunuar me 40 persona të tjerë, për trafikimin e lëndëve narkotike. Gjatë periudhës 2003-2004, 50-vjeçari ka mbajtur, shitur dhe trafikuar heroinë nga Shqipëria në Itali.

Alket Hatija ka trafikuar nga Shqipëria në Itali bashkë me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge, më konkretisht rreth 10 kg heroinë për çdo rast. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/07/gjykata-e-larte-miraton-ekstradimin-e-alket-hatise-ne-itali/

A2 CNN Livestream

Latest Videos