Aksident në Tiranë-Durrës, kamioni shkatërron mbikalimin e këmbësorëve

Nga A2 CNN
22 Shtator 2022, 08:03 | Kronikë
Aksident në Tiranë-Durrës, kamioni shkatërron mbikalimin e

Një aksident i paprecedent është regjistruar në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Sukth, fatmirësisht pa viktima.

Sipas të dhënave nga policia, shtetasi M.N, duke drejtuar një kamion humbi kontrollin dhe u përplas me mbikalimin e këmbësorëve, duke e shkatërruar atë totalisht.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri shtetasi H. D, i cili ndodhet  në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, devijuan lëvizjen deri në pastrimin e plotë të rrugës. Aktualisht, qarkullimi i automjeteve në autostradën Durrës-Tiranë-Durrës, vijon pa probleme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos