Raporti për krimin e organizuar, shqiptarët të tretët në Gjermani me 40 banda

Nga A2 CNN
22 Shtator 2022, 07:28 | Kronikë
Raporti për krimin e organizuar, shqiptarët të tretët

Autoritetet gjermane kanë publikuar një ditë më parë Raportin Federal të Situatës me Krimin e Organizuar në vend, gjatë vitit 2021. Sipas këtij raporti, dëmi ekonomik i shkaktuar nga krimi i organizuar në Gjermani, në vitin 2021 ka qenë dyfish më i lartë se një vit më parë. Nga 873 milionë euro në vitin 2020, ai u rrit në 2,2 miliardë euro.

Sikurse edhe në vitet e mëparshme raporti i ka rezervuar një faqe krimit të organizuar të shqiptarëve, prej ku rezulton se në vitin 2021 në Gjermani kanë qenë nën hetim rreth 40 banda të udhëhequra nga shqiptarë, shumica dërrmuese e të cilave është marrë me trafikun e lëndëve narkotike. Në katër rastet e tjera, bandat janë marrë me krime tatimore, trafik ilegal të njerëzve, pastrim parash dhe krim ekonomik.

Kjo shifër i radhit shqiptarët sërish të tretët pas gjermanëve dhe turqve për nga numri i grupimeve të dominuara nga një etni. Në vendin e gjashtë janë kosovarët, me 20 banda kriminale, pas rusëve dhe polakëve. Në fund të dhjetë shtetësive më të spikatura, janë serbët me 14 banda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos