I dënuar në Itali me 15 vjet, 52-vjeçari kapet në një fshat të Vlorës

Nga A2 CNN
27 Tetor 2022, 09:21 | Kronikë
I dënuar në Itali me 15 vjet, 52-vjeçari kapet në një

Policia e Vlorës në bashkëpunim me Interpolin ka arrestuar një 52-vjeçar të kërkuar ndërkombëtarisht me akuzat e pjesëmarrjes në organizatat kriminale, trafikimin e lëndëve narkotike dhe emigracionin klandestin.

I arrestuari, shtetasi Adriatik Budani, banues në fshatin Fitore të Vlorës, u lokalizua dhe është vënë në pranga në fshatin Poro dhe pritet të ekstradohet në Itali, ku Gjykata e Apelit të Brindisit e ka dënuar me 15 vjet burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos