I dënuar në Itali për trafik droge, armësh e municionesh, SPAK konfiskon pasuritë e Raul Zenunaj

Nga A2 CNN
2 Qershor 2023, 12:32 | Kronikë
I dënuar në Itali për trafik droge, armësh e municionesh,

SPAK ka konfiskuar pasuritë e Raul Zenunaj, i dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike. Zenunaj rezulton se është duke vuajtur dënimin në një burg të Italisë, ku është ndaluar më 13 shkurt 2019. Më 4 gusht të vitit 2020, ai ishte bërë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit.

Zenunaj është arrestuar si pjesë e një grupi me 36 persona të tjerë, të cilët janë dënuar për trafikimin e 8 tonë e gjysmë kanabis, 10 kilogramë kokainë e heroinë, si dhe armë e municione drejt Italisë.

PASURITË E KONFISKUARA:

1) Pasurisë së llojit “Njësi” me sipërfaqe totale 70 m², Bashkia Vlorë, e blerë nga subjekti në vitin 2012 në vlerën 6.944.000 lekë;

2) Pasurisë së llojit “Njësi” me sipërfaqe totale 50 m², Bashkia Vlorë, e blerë nga subjekti në vitin 2012 në vlerën 4.960.000 lekë;

3) Pasurisë së luajtshme automjet i markës BMW tip GM730D, në pronësi të subjektit Raul Zenunaj, e blerë nga subjekti në vitin 2014;

4) Pasurisë së llojit “Arë”, me sipërfaqe 5000 m², aktualisht në pronësi të shtetases E.S.

5) Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe 159 m², Bashkia Vlorë, në pronësi të shtetasit V.Z, e blerë në vitin 2010 në vlerën 8.107.092 lekë.

6) Pasurisë së llojit “Truall”, me sipërfaqe 105 m², Bashkia Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M, e blerë në vitin 2013 në vlerën 1.100.000 lekë.

7) Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe 171 m², Bashkia Vlorë, në bashkëpronësi, të shtetasve V.Z dhe A.M, e blerë në vitin 2013 në vlerën 10.500.000 lekë.

8) Pasurisë së paluajtshme “Shtesë 4-katëshe”, me sipërfaqe totale të 4 kateve 640 m², në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M, Bashkia Vlorë. Nga ekspertimi i kryer në gjykim rezulton se vlera e investimit për pasurinë “shtesë 4-katëshe” është 20.216.320 lekë.

9) Pasurisë së llojit “Bodrum”, me sipërfaqe 181 m², Lagja “Kushtrimi”, Bashkia Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M, e blerë në vitin 2013 në vlerën 7.700.000 lekë.”

Në total, kundër këtij grupi të organizuar, ku bënte pjesë edhe Zenunaj, janë zhvilluar 26 operacione, disa prej të cilëve në Shqipëri, e disa të tjerë në Itali. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/15/gjykata-vendosi-sekuestro-preventive-ndaj-pasurive-te-tij-kush-eshte-raul-zenunaj/
https://a2news.com/2021/06/15/8-apartamente-dyqane-dhe-toka-are-gjykata-vendos-sekuestro-preventive-per-pasurite-e-te-denuarit-per-trafik-droge/

A2 CNN Livestream

Latest Videos