Krim në familje, vëllai godet me thikë vëllain

Nga A2 CNN
2 Qershor 2023, 09:24 | Kronikë
Krim në familje, vëllai godet me thikë vëllain

Një krim në familje është regjistruar, mbrëmjen e djeshme, në Bixellë të Elbasanit, ku dy vëllezër janë përleshur me njëri-tjetrin, në një konflikt që degradoi deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Nga raportimet paraprake mësohet se shtetasi K. K., 49 vjeç pas një konflikti të çastit ka dëmtuar me thikë vëllanë e tij A. K., 46 vjeç. 

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit, teksa i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ku ka marrë dhe ndihmën e parë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos