Plagosje me armë zjarri në Shijak, qëllohet mbi 50-vjeçarin

Nga A2 CNN
2 Qershor 2023, 07:41 | Kronikë
Plagosje me armë zjarri në Shijak, qëllohet mbi

Një 50-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në zonën e Shijakut, pas një konflikti që pati me një 38-vjeçar.

Në njoftimin zyrtar të policisë mësohet se në lagjen Popullore të Shijakut, shtetasi E. H., 38 vjeç dyshohet se ka plagosur me shtetasin A. Ç., 50 vjeç.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, teksa autori u largua me shpejtësi për t’u vënë në ndjekje nga efektivët e policisë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos