
Policia e Fierit ka arrestuar një 40-vjeçar për llogari të drejtësisë italiane. Viron Tavanxhiu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Milanos e kishte dënuar në vitin 2006 me 25 vite burg për vrasje, vrasje të mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake, tha Policia.
Tavanxhiu rezulton i dënuar edhe nga Gjykata e Korçës, në vitin 2017, me 8 muaj burg për falsifikim dokumentesh. Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë, ku, sipas policisë, i kanë mbetur pa kryer edhe 22 vite burg. (A2 Televizion)