Qëllohet me breshëri plumbash një lokal, në Maminas. Nga të dhënat paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, në derën e jashtme të objektit të shtetasit me iniciale L.Z., ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.
Policia e Durrësit njofton se janë shoqëruar disa persona të dyshuar për këtë ngjarje.
Informacioni i Policisë
Më datë 10.10.2020, rreth orës 04:05, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të derës së jashtme të një objekti, në pronësi të shtetasit L.Z, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në ambientet e Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. (A2 Televizion)