Procedohet 43-vjeçarja në Kakavijë, policia i sekuestron 25 mijë euro

Nga A2 CNN
10 Tetor 2020, 09:08 | Kronikë
Procedohet 43-vjeçarja në Kakavijë, policia i sekuestron 25

Policia Kufitare e Kakavijës ka zbuluar, brenda pak orësh, rastin e dytë të mosdeklarimit të parave në kufi. Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar 25 500 euro, si dhe është proceduar penalisht një 43-vjeçare nga Himara dhe rezidente në Greqi për mosdeklarim të parave dhe sendeve me vlerë në kufi.

Sipas Policisë, paratë u gjetën të fshehura në çantën e 43-vjeçares, me iniciale S. R., gjatë kontrollit në automjet, ku ajo po udhëtonte me bashkëshortin e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos