Një 46-vjeçar është arrestuar në Fier, i dënuar me 15 vite e 5 muaj burg nga drejtësia italiane, për veprat penale të “Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit”.
Operacioni u zhvillua gjatë natës, në fshatin Radostinë Vadhizë, ku edhe banonte Renard (Krenar) Dashi, banues në Radostinë Vadhizë, Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Autoritetet Gjyqësore të Milanos Itali e kanë dënuar me 15 vjet e 5 muaj burg për veprat penale të "Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit". (A2 Televizion)