
Digjet një banesë në fshatin Barbullush, në Bashkinë Vau i Dejës.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:00, kur në familjen Ndoci ka rënë zjarr. Kanë qenë banorët e zonës ata të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës, pasi për momentin nëna dhe 5 fëmijët nuk ishin në shtëpi.
Shtëpia e familjes Ndoci është ndërtuar një vit më parë nga kisha, pasi ishin në gjendje të vështirë ekonomike, ndërkohë që sot familja përballet me një tjetër dramë, pasi shtëpia është shkrumbuar totalisht.
Sipas banorëve, zjarrfikësit kane vonuar rreth një orë për të shkuar në vendin e ngjarjes.
Dyshimet e para janë se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike. (A2 Televizion)