
Një shqiptare 36 vjeç u arrestua në Romë, pasi iu gjetën 6,7 kg heroinë në shtëpinë e saj.
Ekspertët e policisë kishin pikasur lëvizje të dyshimta në banesën e shtetases me iniciale H.A dhe e ndaluan për t’i kërkuar dokumentet, por kur ajo shfaqi nervozizëm, atëherë vendosën të hynin në brendësi të shtëpisë, ku gjetën 6 kg e 780 gramë heroinë të fshehur në dollapin e dhomës së ndenjes.
Policia dyshon se banesa e gruas përdorej si bazë për shpërndarjen e drogës. Asaj iu gjetën në çantë edhe tre telefona celularë, ndërsa në shtëpi mbante edhe një peshore për ndarjen e lëndës narkotike në doza me qëllim shitje. (A2 Televizion)