
Skënder Vathi i dyshuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit.
Vathi ka ankimuar vendimin e shkallës së parë, që e la në burg. Ai nuk e ka pranuar asnjëherë përfshirjen në vrasjen e biznesmenit Behar Sofia.
Ndërkohë Ernejt Shyti, Leonard Xhixha dhe Xhulio Visha nuk kanë dorëzuar ankim në Apel.
I vetmi që e ka pranuar krimin është 24 vjeçari Ernejt Shyti.
Atentati i sofistikuar ndaj Behar Sofia ndodhi mëngjesin e 25 shkurtit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” . 66-vjeçar me origjinë nga Lapardhaja e Beratit dhe banues prej vitesh në Tiranë u qëllua dy herë me pistoletë me silenciator, teksa ecte në trotuar buzë Lanës përballë “Piramidës”. (A2 Televizion)