I ftohti godet Australinë, reshjet e borës mbulojnë Parkun Kombëtar

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 07:48 | Bota

Reshjet e dendura të borës mbuluan Parkun Kombëtar Namdagi të Australisë, të dielën më 7 maj, ndërsa i ftohti goditi disa pjesë të juglindjes së vendit.

Temperaturat ishin shumë nën mesataren në Territorin e Kryeqytetit Australian, sipas Byrosë së Meteorologjisë të shtetit.

Borë dhe breshër u raportuan gjithashtu në Uellsin e Ri Jugor, thanë mediat lokale.

I ftohti në të gjithë juglindjen filloi gjatë fundjavës me temperaturat që ranë shumë nën mesataren e muajit, sipas agjencisë së motit, e cila parashikoi se ngricat e mëngjesit do të zgjasin deri të mërkurën e 10 majit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos