I fundit nga Superioria, klubi vendos datën e nisjes së grumbullimit për sezonin e ri

Nga A2 CNN
18 Korrik 2023, 08:03 | Futboll
I fundit nga Superioria, klubi vendos datën e nisjes së grumbullimit

Mes shumë paqartësish lidhur me të ardhmen, klubi i Erzenit ka bërë zyrtare datat që do të nisë përgatitjet për sezonin e ri.

Nga çështja e trajnerit të ri e deri te lojtarët që do të qëndrojnë apo largohen nga grupi, vetë klubi bëri të ditur në rrjetet sociale se kur do të nisin përgatitjet. Sipas njoftimit të klubit shijakas, është caktuar data 19 korrik kur skuadra do të mblidhet për herë të parë në stadiumin “Tofik Jashari”.

Objektivi është i qartë, pavarësisht shumë problemeve në organizim: shijakasit do të mundohen edhe një herë që të sigurojnë mbijetesën në elitën e futbollit shqiptar, ndonëse janë skuadra e fundit nga Superiorja që nisi përgatitjet për sezonin e ri.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos