
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të hënë në Bulqizë.
Mësohet se një konflikt mes disa personave ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit në Shupenzë të Bulqizës.
Ngjarja është njoftuar pak minuta më parë, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse ka të plagosur.
Policia e Bulqizës ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ndodhi konflikti në vendin e quajtur "Ura e Sebinit". Paraprakisht konflikti dyshohet të ketë qenë i çastit. (A2 Televizion)