
Trupi i pajetë i një personi është gjetur rastësisht nga kalimtarët në vendin e quajtur ‘Shkallët e Tujanit” në Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima është 63 vjeçari S.F. i cili është gjetur i mbytur në ujërat e lumit Brar.
Shkaqet e vdekjes së të moshuarit janë ende të paqarta, ndërkohë që paraprakisht dyshohet për një ngjarje aksidentale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin ku u gjet trupi dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. (A2 Televizion)