
Nëse në gjysmëfinalen e parë të Copa Libertadores, Palmeiras ka hedhur një hap të sigurt drejt finales pasi fitoi 3 me 0 në sfidën e parë kundër River Plate, mes Boca Zhuniors dhe Santos gjithçka është e hapur.
Ndeshja e luajtur në “La Bombonera” u mbyll me rrjeta të paprekura, rezultat i cili nuk është aspak i favorshëm për Boca-n që e pret takimi i kthimit në Brazil.
Përplasja e parë ishte e fortë ndërsa rrezikshmërinë më të madhe përpara portës e shfaqën miqtë. Me barazimin në Argjentinë, skuadra braziliane e Santos është favorite duke që nëse do të luajë 90 minutat vendimtare në shtëpinë e saj dhe çdo gol do të ketë vlerë të dyfishtë.
Boca Zhuniors kërkon të shkruaj historinë duke barazuar 7 tituj e argjentinasve të tjerë të Indipendente, por edhe të triumfojë në turneun më prestigjioz amerikano-latin, në shenjë nderimi për legjendën Maradona që humbi jetën në fundin e vitit të kaluar.
Finalistët do të përcaktohen më 13 janar dhe si gjithmonë ekipi kampion do të jetë pjesë e Botërorit të Klubeve, që do të zhvillohet prej 1 shkurtit. (A2 Televizion)