I hodhi 57-vjeçarit një zarf me barut e letër kërcënuese në oborr, arrestohet i riu në Bulqizë

Nga A2 CNN
5 Janar 2023, 10:03 | Kronikë
I hodhi 57-vjeçarit një zarf me barut e letër

Një i ri në Bulqizë është vënë në pranga pasi kërcënoi me jetë një 57-vjeçar. Bëhet e ditur se, R. M., 24 vjeç ka hedhur në oborrin e banesës së 57-vjeçarit një zarf me barut në brendësi dhe një letër me mesazh kërcënues për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zogaj, ndërsa i riu rezulton me precedentë pasi ka qenë i dënuar më parë për dhunë në familje.

Nuk dihen ende motivet që e kanë bërë të riun që të kërcënojë me jetë 57-vjeçarin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos