Ekzekutimi i Papës, 49-vjeçari u vëzhgua me shumë se 1 muaj nga autorët

Nga A2 CNN
4 Janar 2023, 13:19 | Kronikë
Ekzekutimi i Papës, 49-vjeçari u vëzhgua me shumë se 1

Biznesmeni Edmond Papa, i ekzekutuar mbrëmjen e 16 dhjetorit në Tiranë, është mbajtur më shumë se një muaj në vëzhgim nga autorët e krimit para ngjarjes.

Burime të A2 CNN pranë grupit të hetimit bënë me dije se nga analizimi i dhjetëra orë filmimeve të kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi vrasja, por edhe pranë hotelit në pronësi të tij në Sarandë, rezulton se lëvizjet e biznesmenit janë mbikëqyrur nga të dyshuarit prej muajit nëntor të vitit të kaluar.

Në pamjet e administruara nga prokuroria, shfaqet në disa raste automjeti Audi me targa të huaja i autorëve të dyshuar në afërsi të vendeve të frekuentuara nga biznesmeni Papa. Automjeti në fjalë, aktualisht i sekuestruar, është fiksuar nga kamerat e sigurisë pranë lokalit ku ndodhi vrasja në zonën e Selitës, por edhe në Sarandë, si edhe në lëvizjet e biznesmenit mes dy qyteteve.  

Sipas hetimit, nga pamjet e kamerave të sigurisë u identifikua edhe 30-vjeçari Alban Velo, i dyshuar si i përfshirë në ngjarje dhe i arrestuar më 1 janar, si edhe u shpall në kërkim një 40-vjeçar me iniciale A. B. si bashkëpunëtor i tij. Pista kryesore e hetimit për motivin e ngjarjes është hakmarrja.

49-vjeçari Papa dyshohet se u vra si hakmarrje për ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt me shpërthim eksplozivi më 11 qershor në qytet, me të cilin kishte pasur mosmarrëveshje për veprimtari të jashtëligjshme.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/03/vrasja-e-edmond-papes-autori-i-dyshuar-djali-i-nje-punonjesi-policie/

A2 CNN Livestream

Latest Videos