
Një magazinë është përfshirë nga flakët në Ziçisht të Devollit këtë të mërkurë. Dëme të shumta në prodhime, nga pamjet duket që është djegur e gjithë magazina.
Fatmirësisht nuk ka rrezik për banesë ngjitur, dhe as persona të lënduar.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen totale të flakëve. Dyshimet janë për zjarr të qëllimshëm pasi në magazinë nuk ka linjë energjie, megjithatë hetimet pritet të hedhin dritë. (A2 Televizion)