I ironizoi deri në momentin e fundit, talebanët ekzekutojnë komedianin e njohur

Nga A2 CNN
24 Gusht 2021, 12:39 | Bota

Një komedian afgan, i njohur për paroditë e tij për talebanët, u ekzekutua nga luftëtarët e grupit të militantëve, pasi u rrëmbye prej tyre nga shtëpia e tij.

Ndonëse ishte përballë tyre, komediani Nazar Mohammad nuk u frikësua aspak dhe vijoi të bënte batuta me ta.

Në një video virale të filmuar në fund të korrikut, Nazar Mohammad, i njohur me emrin e artit Khasha Zwan, shihet në pjesën e pasme të një makine mes dy talebanëve.

Sipas Human Rights Watch, Zwan u vra nga talebanët në fund të korrikut në Kandahar, pasi qyteti ra në duart e xhihadistëve.

Ai ishte i njohur për rutinat e tij ku tallej me talebanët përmes këngës dhe vallëzimit, disa prej të cilave u publikuan dhe në rrjetet sociale.

Në videon e momenteve të tij të fundit të jetës, Mohammad vazhdon të bëjë shaka për talebanët, duke bërë që luftëtari në të djathtë ta godasë me shpulla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos